Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17.12.1997

FMN DO TË NDIHMOJË SHQIPËRINË

Misioni i FMN-së që vizitoi Tiranën: Kemi gjetë te impresionuar nga progresi i shënuar që ka bërë Shqipëria pas ngjarjeve pasuara krizën në fillim të këtij viti Kemi gjetë të impresionuar nga progresi i shënuar që ka bërë Shqipëria pas ngjarjeve pasuara krizën në fillim të këtij viti Gjatë një vizite dhjetë-ditore në Tiranë një ekip i FMN-së ka zhvilluar konsultime për gatitjen e një raundi tjetër të huave pasuese për politikëzën [?] e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Kjo është deklaruar dje nga botimi i FMN-së “Fakte ekonomike”, në numrin e përditshëm në Internet. Sipas botimit të FMN-së ekipi, i drejtuar nga po-shefi i Divisionit të Europës Jugore, Jan Kees Martijn, u takua me zyrtarë të lartë shqiptarë. Gjatë dy javëve të qëndrimit në kryeqytet po e po që vëzhguan për së afërmi gjendjen në IMT-së botuese [?] se “diskutimet me qeverinë e re shqiptare me politikëzën në fjalë, kryesisht me ministrin e Financave Arben Malaj dhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, qenë shumë produktive dhe se tregjet reaguan mjaft pozitivisht ndaj ndryshimeve në rritje të ndërmarra nga ana e qeverisë në muajt e fundit, përfshi këtu edhe masat për të rivendosur rregullsinë, reduktimin e rënies së prodhimit, rimëkëmbjen e shpejtë të eksporteve dhe përmirësimin e buxhetit për vitin 1998”. Në vëzhgimin e tij, ekipi i FMN-së ka shprehur besimin se qeveria do të ndihmojë për të arritur një rritje të qëndrueshme ekonomike në mbarë vitin në të ardhmen. Kjo do të arrihej, sipas ekipit, falë zbatimit të shtrënguar të politikës fiskale dhe monetare të qeverisë. Problemi që do të lindte me rritjen e pagës së sektorit të buxhetit në fillim të vitit 1998 dhe premtimet e qeverisë për të reformuar ndërmarrjet shtetërore, rregulluar sistemin e pensioneve si dhe përmirësimet në të drejtën bankare dhe për falimentimin, u shprehën gjithashtu në shqyrtim. Në përgjithësi, sipas botimit të FMN-së, besohet se ekonomia shqiptare po arrin të rivendosë stabilitetin dhe masat po mbështesin transformimin e saj në një ekonomi tregu të vërtetë. Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Michel Camdessus [fotoref.] Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Mi[s]hel Kandesi [?] (ROJTER).
Jan Kees Martijn Arben Malaj Shkëlqim Cani Michel Camdessus Tiranë Shqipëri Evropës Jugore

Thirrje në faqe të tjera

DINI NESËR NË TIRANË faqe 4 BEZHANI: NUK I KA ARD[H]UR RRADHA DOSJEVE TË KUSHTETUTËS [?] faqe 5 Rreth konfliktit parlament - Gjykata Kushtetuese PARLAMENTI NUK TËRHIQET faqe 5
Bezhani Tiranë